TIRANE - Një 24-vjeçar u arrestua këtë mëngjes nga Policia e Tiranës me dyshimin e fortë se është vrasës me pagesë. Prangosja e të riut nga Elbasani u bë në makinën e tij pranë Unazës së Re në kryeqytet.

24-vjeçari Kristi Pine është pronar i një lokali në këtë zonë të Tiranës, ku gjatë kontrollit në biznesin e tij policia gjeti një arsenal armësh të llojeve të ndryshme duke përfshirë edhe silenciator. Burime te sigurta per A1 Report thane se Pine dyshohet per realizimin e atentateve ne Durres dhe Elbasan.

Dy grupe të RENEA-s janë nisur drejt Elbasanit dhe Durrësit, pasi dyshohet se në këto dy qytete 24-vjeçari ka dy banesa, të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit.


*Lajmi ne perditesim

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)