TIRANE - Një arrestim është kryer para pak minutash në Tiranë pas një grabitjeje që ka ndodhur në njësinë nr.5 në Tiranë gjatë orëve të natës së mbrëmshme. Mendohet se janë vjedhur paratë e ndihmës sociale. Shuma e grabitur llogaritet rreth 10 milionë lekë.

Jeta Seitaj, kryetarja e kësaj njësie, konfirmoi se është goditur roja e kësaj njesie, ecila tha se nuk di detaje për vjedhjen, pasi i janë përkushtuar kujdesit për jetën e rojes. Sipas saj, është thyer Zyra e Financës.

Gazetari Arsen Rusta informon nga vendngjarja tha se policia dyshon për bashkëpunëtorë në vjedhje dhe persona të brendshëm që kanë ndihmuar grabitësit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)