TIRANE - Pas një hetimi 6 mujor, një inspektor i Policisë Rrugore është arrestuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të Tiranës pasi dyshohet se ka marrë para nga një qytetar. Burime policore thanë për A1 Report se punonjësi i Policisë Edmond Jupe, një pjesë të parave e ka marrë për vete dhe me pjesën tjetër do ndikonte jurinë e komisionit, në mënyrë që të mos vendore për të ndëshkuar qytetarin në fjalë, i cili është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Arrestimi i efektivit u bë në zbatim të masës së sigurisë të “arrestit me burg” që Gjykata e Tiranës kishte dhënë në mungesë ndaj tij.
Ai akuzohet për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Korupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.
Efektivi i Policisë Edmond Jupe aktualisht kryente detyrën e trupës së Shërbimit në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Eskortimit në Komisariatin e Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com