TIRANE- Eshtë arrestuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë, 23-vjeçari Alfred Lekgjonaj, banues i Lezhës.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njoftoi sot prangosje e 23 vjeçarit i cili mbrëmjen e 8 shkurtit, rrahu dhe futi me forcë në një taksi studenten e një universiteti jopublik, Malvina.P 23 vjeç dhe më pas dërgoi në motelin pranë Saukut. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri që të parandalohej tentativa e përdhunimit të studentes.

Arrestimi u krye nga Komisariati i Policisë Nr.3, Tiranë, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 8 shkurt 2013, rreth ores 19.00, në rrugën «Jordan Misja ».

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura të mbetura në tentativë ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” vepër penale e parashikuar nga neni 102-22, dhe 110 të Kodit Penal. Lekgjonaj ishte person i shpallur nër kërkim nga Drejtoria e Policisë e Lezhës për disa grabitje.

Redaksia online
(sg/ash/shqiptarja.com)