TIRANË – Tv “A1Report!” disponon pamjet e arrestimit në flagrancë të një shpërndarësi droge sot, në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Kinostudios.
 
I arrestuarit përdorte si bazë të shpërndarjes së drogës një barakë të sajuar si kafaz pëllumbash. 

Në vendngjarje kanë qënë reparti elitë “Shqiponja” dhe forca të policisë së Tiranës, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e shpërndarësit me 20 paketa gati për t’i shitur; ai kishte si territor të punës së tij, Kinostudion dhe Alliasin. 

Burimet nga policia thanë se po punohet për identifikimin e furnizuesit dhe të rrjetit të shpërndarjes së lëndës narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
 
Tashmë, reparti special “Shqiponja” nuk kryen vetëm veprime për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ndërhyrje në situata të ndryshme të krimit në rrugë, por përdor dhe teknikat spaciale në goditjen e bazave të shpërndarjes së drogave në kryeqytet. 

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)