TIRANE - Dy persona të dyshuar si të përfshirë në kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës sa i takon atentatit me eksploziv ndaj biznesmenit Nuredin Suli, u arrestuan nga policia e Tiranës. Julian Hamollari, 29 vjeç nga Pogradeci banues në Tiranë si dhe Musa Çerpja, 53 vjeç, nga Dibra, banues po në Tiranë, janë të arrestuarit, ndërsa policia nuk dha detaje mbi shkakun e arrestimit të tyre.
 
Pavarësisht kësaj, pika e errët e hetimit deri më tani ka të bëjë me kartën dhe telefonin e shitur me të cilin dyshohet se mund të jetë përgatitur bomba me të cilën do të kryhej atentati.
 
Po kështu një moment tjetër i pasqaruar mbetet edhe fakti që edhe pamjet e një prej kamerave të sigurisë, në pjesën e brendshme të garazhdit ku ishte parkuar mjeti, nuk rezultojnë. Një situatë e tillë ka bërë që policia të nisë hetimin dhe verifikimin për të gjetur dhe identifikuar personat që kanë shitur dhe kanë regjistruar kartën e telefonit tek një prej kompanive të telefonisë celulare. Një veprim i tillë mund të afronte hetuesit e me autorët e ngjarjes.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)