AUTORET NGRITEN PRITE
Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes autorët mendohet se i kanë bërë pritë, në hyrje të pallatit ku banonte, në zonën e "Tregut elektrik" ku kryqëzohen rruga "Ali Visha" dhe "Besnik Sykja".Dyshohet se atentati është kryer nga më shumë se një person. Mbi viktimën janë qëlluar 7 plumba pistolete, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohej në Spital Ushtarak nga banorët e zonës. Policia dyshoi paraprakisht se vrasja ishte kryer me pagesë, ndërsa 30 persona janë shoqëruar mbrëmë për verifikim.
DJE U KTHYE NGA PERMETI
Kotorri dje në mesditë është kthyer nga qytetiti i tij i lindjes Përmet ndërsa prej vitesh njihej në kryeqytet si biznesmen ndërtimi. Pas ekzaminimeve të bëra në morg, trupi i të ndjerit është dërguar pranë familjes ndërkaq nesër pritet të kryhet ceremonia mortore.
TRE PERSONA NE ATENTAT
Grupi hetimor ka dyshime se atentati ndaj Kotorrit është i paguar dhe në të janë përfshirë 3 persona, sipas burimeve të rezervuara njëri prej atentatorëve ka qëlluar dhe 2 të tjerët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e Hikmetit duke i zënë pritë mbrëmjen e djeshme në hyrje të pallatit ku dhe banonte. Sektori i krimeve të rënda ndaj jetës ka shoqëruar disa persona ku një nga dëshmitë më të vlefshme është ajo e shitësit të minimarketit i cili i ka dhënë dhe ndihmën e parë.
PISTAT E HETIMIT, NDIHEJ I KERCENUAR
Më 24 mars, një mikut të tij të ngushtë i është bërë atentat me eksploziv të telekomanduar brenda në makinë, që shpërtheu pranë Kopshtit Botanik. Kotorri pak kohë më parë ai është marrë në pyetje nga uniformat blu të Tiranës në lidhje me këtë atentat ndaj partnerit të tij me iniciale L.P dhe ky person i njohur në biznesin e ndërtimit. Pas atentatit të partnerit të tij në biznes, Kotorri tek miqtë e ngushtë kishte shprehur disa herë shqetësime për sigurinë e tij, indicia të cilat do të bëhen pjesë e hetimeve të policisë.
KUSH ISHTE HIKMET KOTORRI
Gazetari Arsen Rusta njoftoi nga vendngjarja se Hikmet Kotorri me origjinë nga Përmeti njihej si biznesmen ndërtimi i kompanisë "Kotorri - SL"sh.p.k. 45 vjeçari ishte babai i 2 fëmijëve.
FIRMA E NDERTIMIT E KOTORRIT
Në internet ndodhet website i kompanisë "Kotorri – SL" sh.p.k. të cilën e drejtonte viktima. "Kotorri-Sl.sh.p.k u themelua ne qershor te vitit 2008 ne qytetin e Tiranes. Iniciativa e Investitorit te kesaj shoqerie Z. Hikmet Kotorri, vjen nga nje eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit si ortak edhe ne dy shoqeri te tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. qe prej vitit 2005.
(Foto: Viktima Hikmet Kotorri dhe vendi ku u vra)
KUSH ESHTE FIRMA "KOTORRI - SL" sh.p.k
Në internet ndodhet website i kompanisë "Kotorri – SL" sh.p.k., në cilën thuhet se:
"Kotorri-Sl.sh.p.k u themelua ne qershor te vitit 2008 ne qytetin e Tiranes. Iniciativa e Investitorit te kesaj shoqerie Z. Hikmet Kotorri, vjen nga nje eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit si ortak edhe ne dy shoqeri te tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. qe prej vitit 2005.
Kjo ka sjelle besimin e plote per te krijuar nje treg te qendrueshem ne kete sektor, duke perforcuar perkujdesjen ndaj realizimit te projekteve konform standarteve nderkombetare te ndertimit.
Lajm i përditësuar
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)