Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Selenicës, të gjithë këshilltarët, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, dolën me një qëndrim të përbashkët kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.
Gjatë mbledhjes, këshilltarët deklaruan se Bashkia e Selenicës nuk duhet të mbyllet dhe se do ta kundërshtojnë deri në fund këtë projekt, duke e cilësuar si një vendim që dëmton përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës.
Në mbështetje të këtij qëndrimi u shpreh edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili argumentoi se Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete dhe se do të vijojë të mbrojë këtë qëndrim me argumente institucionale.
Në mbledhje morën pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë, të cilët gjithashtu u shprehën në një zë kundër bashkimit me Vlorën. Ata deklaruan se do të mbështesin çdo nismë për të kundërshtuar projektin dhe kërkuan që Bashkia e Selenicës të mos shkrihet.
Lajmi kryesor:
Ndarja e re territoriale/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive, këshillat bashkiakë kundër draftit të PS









