Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë

TIRANE- Për herë të parë qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë nëpërmjet Google Maps do të mund të shohin jo vetëm stacionet e autobusëve ku ndodhen, por edhe rrugët alternative dhe linjat urbane që të çojnë më shpejt në destinacionin e kërkuar.

Kjo risi, u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë

Por, si mund ta gjeni në hartën e google-it, transportin publik që duhet të përdorni për të mbërritur në destinacionin që dëshironi?

Për shembull nëse duam të shkojmë në Bunk’art, në google Maps na shfaqen 3 linja urbani nga këtu ju jemi

Shumica e të huajve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik, përdorin transportin publik për të lëvizur. Për Report TV ata thonë se me ndihmën e qytetarëve e anë pasur të lehtë të orientohen. Por, pasi njihen me risitë e Google Maps, ata ndihen më të lehtësuar.

“Nuk e kam pasur problem të lëviz në Shqipëri, sepse njerëzit janë ndihmues kur iu kërkojë ndihmë për orientim. Jam nga Franca. Përdor transportin publik për të vizituar vendet, sepse është më lirë. Sot po shkoj në Berat”.

 

“Jam nga Italia dhe prej 4 vitesh jetoj këtu në Tiranë. Përdor më shumë transportin publik për të lëvizur, ndonjëherë edhe taksi. Nuk e kam pasur të shumë të vështirë të lëviz, por tani që po më thoni ju se stacionet e autobusëve mund ti shoh në Google Maps, e kam më të thjeshtë.

 

Përdorimi i hartës së google në transportin publik në kryeqytet shihet si lehtësi edhe për studentët nga rrethet, apo emigrantët që kthehen në vendlindje për pushime.

“Vij nga Devolli dhe harta e google më ka ndihmuar sesi të përdor urbanin, sepse se njoh Tiranën” thotë një studente

. “Jetoj prej 23 vitesh në Gjermani, me këtë risi më lehtëson punë për të përdor urbanin kur vij në Shqipëri” thotë një tjetër.

Kostandin Foni nga Shoqata e Transportit Publik në Tiranë thotë se aktualisht është e pamundur të përcaktohet ekzakte nisja e autobusëve në stacione, për shkak të mungesës së korsive të posaçme të autobusëve.

“Aktualisht është veç faza e parë, në të dytën do shohim implementimin e orarit fiks.. kjo për shkak të mungesës së korsive të posaçme, dhe trafikut”.

Shfaqja në Google Maps e stacioneve të autobusëve, pritet të plotësohet në një moment të dytë edhe me oraret e nisjes dhe të mbërritjes së tyre.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti