TIRANE – Tre të plagosur janë shënuar nga dy aksidente të ndodhura në Tiranë. Një punëtor i punimeve që bëhen në Rrugën e Elbasanit është përplasur nga një autobus i linjës Tiranë-Sauk.

50-vjeçari Bib Marbibaj është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet nga policia e kryeqytetit se është shoqëruar drejtuesi i autobusit me targa TR 3117 U

Ndërkohë një tjetër aksident ndodhi te kthesa e Kasharit. Një makinë doli nga rruga duke shënuar si pasojë 2 të lënduar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)