TIRANE - Një çift të moshuarish janë aksidentuar nga një autobus në stacionin urban pranë Bashkisë së Tiranës.
Fatah e Fatmira Pano, 62 dhe 54 vjeç janë plagosur nga autobusi i linjës së Tufinës, i cili ka përplasur dy të moshuarit gjatë një manovre në kthesë. Çifti është dërguar në Spitalin Ushtarak nga ku raportohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka ndaluar shoferin e urbanit me targa TR 7124 U për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

*Foto, sjellë në redaksinë e SHQIPTARJA.com nga një qytetar përmes rubrikës RAPORTIONI JU!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com