TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të vona të së martës, pranë ‘Wolkswagen-it’, tek rruga e Kavajës, ku një automjet ka përplasur një motorr. Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit, i cili menjëherë është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas burimeve, mësohet se motorri i ka prerë rrugën automjetit në mënyrë të befasishme.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)