Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje.

I riu u kap nga uniformat blu duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.

Sipas hetimeve dyshohet se 26-vjeçari gjatë muajve mars-prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

________________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë