Tiranë - Babai i një djali 35-vjeçar ka denoncuar në policinë e Tiranës se ka humbur kontaket me të riun.

Sipas kallëzimit të bërë 35-vjeçari ndodhet në Austri.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Më datë 17.10.2025, shtetasi K. N, kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin i tij shtetasin A. M, 35 vjeç, i cili ndodhet në Austri. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.