TIRANE- Një 3 vjeçar është asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë banesën ku jetonte paraditen e sotme. Zjarri ka rënë në shtëpinë 3 katëshe e familjes Meta, në rrugën “Hazbi Serani”, në lagjen Kombinat në Tiranë.
Në momentin e rënies së flakëve në banesë kishin qenë gjyshja, nusja dhe vogëlushi. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri që zjarri të mos përhapej në banesat e tjera. Zjarrfikësit kanë hyrë në banesë dhe kanë nxjerrë fëmijën të asfiksuar.
Fatmirësisht vogëlushi 3 vjeçar nuk ka pësuar plagë djegieje por vetëm ka pasur probleme me frymëmarrjen. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mendohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com