Tiranë, banorët e "Trenit" protestë: 
 S'lëmë shtëpitë pa dëmshpërblim

Banorët e Stacionit të Trenit të prekur nga ndërtimi i Bulevardit të ri kanë nisur sërish protestë për rishikimin e vendimit për shpronësimet këtë herë e zhvendosur para Bashkisë së Tiranës.

Në total janë 204 banesa që preken nga punimet ndërkohë që 12 prej tyre kanë marrë ultimatumin e fundit që duhet të zbrasin banesat e tyre brenda 4 ditëve pasi do të nisë shembja.

Banorët shprehen se kerkojne shtepi "S’dalim, shtëpi po na marrin, shtëpi të na japim" dhe se nuk do te lirojne shtepite deri ne rishikim te vendimit nga Bashkia e Tiranes

Ata refuzojnë masën e kompensimit që i është caktuar me vendim qeverie dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat pa u strehuar më parë. 

Kjo nuk është hera e parë që banorët protestojnë dhe kërkojnë rishikim të shpronësimeve pasi vetëm disa dite më parë kur nisi shëmbja e disa ndërtesave ata u konfliktuan ashpër me policinë dhe kundështuan me forcë zhvendosjen.

foto protesta te bashkia banoret e trenit bulevardi ri proteste

foto protesta te bashkia banoret e trenit bulevardi ri proteste

foto protesta te bashkia banoret e trenit bulevardi ri proteste

*Lajmi në përditësim

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati