Tiranë, banorët kundër shtyllës
së tensionit, 2 m larg pallatit

Tiranë, banorët kundër shtyllës<br />së tensionit, 2 m larg pallatit
TIRANE -  Një shtyllë e tensionit të lartë mund të rrezikojë jetën e qindra banorëve që jetojnë në dy pallate pranë Liqenit të Thanë ose siç njihet ndryshe zona e Liqenit Artificial. Shtesa e një pallati, ka detyruar kompaninë e ndërtimit Fratari që të fusë nën tokë linjën 20 kilovoltëshe të tensionit të lartë, nga një shtyllë ekzistuese, deri në anën tjetër të objektit, duke devijuar linjën ekzistuese. Por, problemi qëndron në faktin, se kompania në fjalë ka nisur të ndërtojë një shtyllë të tensionit të lartë 2 metër larg pallatit. Kjo ka shkaktuar edhe irritimin e banorëve dhe kryeplakut të fshatit Sauk, Dervish Garuja, të cilët kanë penguar punimet.

Sipas rregullores, distancat e shtyllave të tensionit të lartë nga zonat e banuara, duhet të jenë jo më pak se 25 metër, por, shtylla në fjalë, që ka nisur të ndërtohet, nuk është më larg se dy metër.

Kryeplaku Dervish Garuja shkon edhe më tej, duke akuzuar për këtë problem, por edhe për cështje pronash në këtë zonë, kryetarin e komunës Farkë, Fatbardh Plaku. Madje, Garuja nuk ka hezituar të vendosë edhe një baner të madh, i cili kësaj radhe nuk shërben si reklamë elektorale.

Megjithë këmbënguljen e banorëve, të cilët kanë lajmëruar policinë, kompania ndërtuese iu ka deklaruar atyre, se shtyllen do ta ndërtojë, edhe pse kryeplakut nuk i ka paraqitur asnjë leje për këtë ndryshim të linjës së tensionit të lartë.

shtylle tensioni
shtylle tensioni
(Pamjet e shtyllës që po ndërtohet dhe kryeplaku Dervish Garuja)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!