Tiranë, Bashkia: Kallëzim
shkollës "Wilson", preu pemë

Tiranë, Bashkia: Kallëzim<br />shkollës
Pas dëmtimit që ka pësuar zona përreth Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka premtuar gjatë ditës së sotme se do ta kthenin këtë zonë në një Park Natyror.
Nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, duke folur në territorin ku është evidentuar dëmtimi i Parkut të Liqenit, shprehu indinjatë për këtë masakër mjedisore.


Kështu Bashkia e Tiranës depozitoi sot një kallëzim penal ndaj institucionit arsimor “Wilson”, për dëmin që i ka shkaktuar parkut të Liqenit Artificial. "Bashkia e Tiranës është e indinjuar nga ky akt - thuhet në komunikatën e Bashkise -  dhe është e vendosur të cojë para drejtësisë aktorët e përfshirë në këtë vepër. Policia Bashkiake konstatoi pemët e prera dhe prova të tjera materiale në zonën ku është kryer dëmi ndaj pasurisë së qytetarëve të Tiranës.

Nënkryetari i Bashkisë, z.Panariti, duke folur në territorin ku është evidentuar dëmtimi i Parkut të Liqenit, u shpreh se:
“Në emër të Bashkisë së Tiranës, më lejoni të shpreh tronditjen e thellë por njëkohësisht edhe indinjatën e thellë për këtë masakër mjedisore, për këtë krim mjedisor, por njëkohësisht më lejoni të shpreh edhe përçmimin e neverinë, ndaj aktorëve që janë protagonistë të këtij shkatërrimi, të kësaj prerje abuzive, të prerjes së pemëve në parkun Natyror të Liqenit Artificial.

Bëhet akoma më dramatike dhe problematike kjo situatë, kur në qendër të ngjarjes ndodhet i përfshirë një institucion arsimor, i cili duhet të bëjë të kundërtën. Ai duhet të promovojë dashurinë e studentëve dhe nxënësve për mjedisin, për ruajtjen e tij dhe për fat të keq jep shembullin e kundërt. Më lejoni njëkohësisht t’ju bëj të ditur edhe vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të marrë masa të rrepta, për të bërë kallëzim penal ndaj aktorëve që janë përgjegjës për këtë masakër mjedisore. Njëkohësisht, në bashkëpunim me organet e pushtetit qëndror, ne do të marrim të gjithë masat e tjera, deri në revokim të liçencës për ushtrimin e aktivitetit.

Duke filluar që nga dita e nesërme, Bashkia e Tiranës do të organizohet për të bërë një inventarizim të detajuar të çdo bime, të çdo peme , të çdo shkurre dekorative në Parkun e Liqenit Artificial dhe kjo pas dy tre ditësh do të shoqërohet edhe me kalimin e statusit të Parkut Natyror Rajonal për Liqenin që do të jetë garancia dhe mbrojtja ligjore që do i jepet këtij fondi të vyer të kryeqytetit”.
Së shpejti, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të miratojë propozimin e Bashkisë që zonës së Liqenit ti jepet statusi i Parkut Natyror Rajonal, çka do të sigurojë një mbrojtje më të fortë ligjore", perfundon komunikata e Bashkise se Tiranes

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS