TIRANE - Në një kohë kur sindikatat e punonjësve të Policisë së Shtetit ankohen për mosmarrjen e pagave dhe shpërblimeve, qeveria shqiptare ka shtuar stafin e Policisë Bashkiake të Tiranës në 300 punonjës.

Vendimi i qeverisë përcakton se për kryeqytetin do të shërbejnë jo më shumë se 300 policë bashkiak, ndërsa në total në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit do të shërbejnë 1150 policë.

Ndryshimet në stafet e policive bashkiake kanë ardhur me propozim të ministrit të Brendshëm dhe me miratim të qeverisë. Ky vendim e shton numrin total në Policinë Bashkiake të kryeqytetit me 50 punonjës, ndërsa këto ndryshime kanë hyrë në fuqi prej 2 ditësh.


vkm
(Në foto vendimi i Këshillit të Ministrave)

(eç/shqiptarja.com)