TIRANE- Kryeministri Berisha do të përurojë sot  pasdite në orën 16:00 shtatoren e Ismail Qemalit në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” te Lulishtja në krah të Kuvendit të Shqipërisë.

Fakti që busti i Babait të Pavarësisë ëshketi bazhdari të marrë thjesht nga Muzeu Kombëtar dhe është zhvendosur aty në krah të kryesisë ka ngjallur reagime indinjuese në rrjetin social në facebook.

“Sa TURP/ Busti i Babait të Pavarësisë, Ismail Qemal Bej Vlorës, po bëhet gati për përurim në Tirane, ne nje lulishte perballe Hotel Rognerit, fshehur në krah të kryesisë së Kuvendit. Është thjeshtë një bust i marr nga Muzeu Kombetar, pasi Berisha ishte i angazhuar të bënte përmendore për Ahmet Zogun dhe jo për Babain e Pavarësisë. Atij i është rezervuar një lulishte e fshehur dhe një bust i vogël i vendosur mbi një mermer.”- është citimi që shoqëron foton e bustit të mbuluar që është vendosur prej ditës së djeshme tek lulishtja në krah të kryesisë.
































(sg/shqiptarja.com)