Në vigjilje të Pashkës Katolike, besimtarët katolikë në Tiranë u bashkuan në një nga ritet më domethënëse të besimit, “Udhën e Kryqit”.

Sheshi “Nënë Tereza” u mbush me qindra besimtarë, të cilët ndoqën me përkushtim 14 ndalesat simbolike që pasqyrojnë vuajtjet dhe sakrificën e Jezu Krishti drejt kryqëzimit.

Rituali u udhëheq nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj

Në lutjen e tij në këtë ditë të shenjtë, të njohur si E Premtja e Madhe, Imzot Dodaj theksoi rëndësinë e reflektimit të brendshëm, solidaritetit dhe afrimit me njëri-tjetrin. Por një mesazh të fort e kishte për drejtësinë.

“Mos të kushtëzohemi nga zhurmat, nga gjërat e tjera. Sepse Zoti është me ne. Dhe kështu braktisim me të çdo dhimbje e vuajtje. Braktisim familjet më shumë në vështirësi. Braktisim te Zoti ata të rinj dhe të reja që ndodhta ndihen të bullizuar, të paragjykuar dhe shkurajuar. Braktisim këtë mbrëmje te Zoti shumë vëllezër e motra që në mënyrë të tepruar banojnë në burgje. Thuajse burgu është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Drejtësia represive pa përgjigje e mbyt të ardhmen, të fut frikën”, tha Dodaj.

Ndërkohë lutjet e besimtarëve shkuan për më shumë mirësi dhe dashuri.

Udha e Kryqit zhvillohet dy ditë para Pashkës, dhe  mbetet një moment  reflektimi për besimtarët.Tradita vijon edhe të shtunën para festës, kur familjet besimtare shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet simbolike si buka, vezët dhe djathi, që më pas ndajnë në tryezën e Pashkës, në një atmosferë gëzimi dhe shprese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Dhjetëra besimtarë kremtojnë ‘Udhën e Kryqit’ në Lezhë, Imzot Otavio Vitale: Të jetojmë në paqe dhe ta duam njëri-tjetrin (VIDEO)

 

Besimtarë katolik në Lezhë kanë kremtuar të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”.

Ritualit fetar ju bashkuan dhjetra qytetar të cilët të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisen nga sheshi “Gjergj Kastrioti” i qytetit dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.

“E premtja e madhe është dita më e rëdësishme e javës së Pashkëve dhe mesazhi qe na jep Jezu Krishti është që të jetojne në paqe dhe ta duam njëri-tjetrin”, u shpreh Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale.

“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.

“Në këtë ditë, ne kremtojmë mundimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit. Është dita në të cilën jemi të thirrur që të heshtim nga ana shpirtërore. Sepse Jezusi po vdes, jo në kuptimin për të përfunduar gjithçka, por me vdekjen e tij hapet një shpresë. Dhe shpresa është pra që në ditën e Pashkëve ai do të ngjallet. Ne përsërisim duke kujtuar disa momente të jetës së tij, duke vdekur dhe duke vuajtur, deri në momentin e vdekjes së Krishtit. Prandaj është një moment i rëndësishëm për ne si Kishë Katolike, sepse na bën të gatshëm për të pranuar Jezusi i vdekur në jetën tonë, por me shpresën se ai do të ngjallet”, tha mes të tjerash Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale.

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • five company: 04/04/2026 06:27

    Asnjehere nuk e kuptuam domethenjen e " Via Crucis"!! Background eshte shume domethenes. Kultura vs Moralit, Arti vs Idealit, Tradita vs Modernizmit, Politika vs shoqerise njerezore..etj. Pra ne pergji5hesi nje karakterizim i konflikteve tona te brendshme per perzgjedhjen e sakte dhe konfliktet shoqerore qe e kane shoqeruar gjithmone njerezimin ketu e 2000 vjet. Jane kryqezimet tona te jetes, dilema e perzgjedhjes dhe interpretimi i dhimbjes se brendshme shpirterore qe ne gjuhen e sotme perkthehet stres fizik, psikologjik, verbal, etj. Dhe kur Ne si shoqeri njerezore nuk mund ta ndalojme ti themi "JO", ketij burimi te vazhdueshem stresi, i cili degjeneron ne dhimbje, drama familjare dhe personale, tragjedi shoqerore dhe politike atehere secili nga ne sheh, ndjen dhe perjeton ate dhimbje qe secili nga ne i transmeton ose i shkakton familjes, shoqerise dhe nje kombi te tere! Kryqezimi i Jezu Krishtit, ndalesat qe pershkojne kete rruge jane Simbolike, ne menyren e interpretimit dhe te ekzekutimit te background. Eshte nje simbol i jetes se gjithesecilit prej nesh kur ka hasur dhe has padrejtesi, i pafuqishem per te reaguar si pasoje e vetmise se gabimit ne perzgjedhje midis Vlerave dhe Antivlerave.. Kryqezimi eshte pikerisht "JO" e Antivleres, hipokrizise se nje jete te genjeshtert, mashtrimeve te modernitetit virtual qe rinis vetmine dhe dhimbjen e secilit prej nesh... Post Scriptum: Shpesh ne keto dilema te perzgjedhjes e gjej veten ne udhekryq. Qe do te thote Antibesimit fetar, Antivleres, Antimoralit, Antikultures, dhe te gjithe atyre fushave ku perlemet shoqeria njerezore ti e kupton qe je i vetem perkundrejt nje rryme qe perqafon keto antivlera.. UNE I JAM PERGJIGJUR JO!!!! Ky eshte udhekryqi ku secili nga ne perfundon nje dileme.

    Përgjigju
  • Gjin Gjon Gjoka: 03/04/2026 23:43

    MOS U MERR ME POLITIK O KATOLIK.... SE ATA QË JANË NË BURGË JANË ANTI SHQIPTARË, E KANË LËNË SHQIPTARIN NË NJI TERR, QË SKA ZOTË TA NDRIÇOJË.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?