TIRANE – Një aksident rrugor është shënuar vetëm pak momente më parë në kryeqytet, rreth orës 16:00 të pasdites së sotme si pasojë e të cilit mbeti i plagosur një 62-vjeçar.
Ngjarja ndodhi te Unaza e Re, teksa një betoniere përplasi një motor. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes mësohet se drejtuesi i motorit, një burrë 62-vjeçar është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe po kryen një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka thyer këmbën.
Si pasojë e aksidentit të ndodhur tek Unaza e re u bllokua trafiku për disa momente.
Policia në vendngjarje po kryhen hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com