Tiranë/ Bien në pranga 6 persona, për vjedhje, dhunë në familje e mbajtje e armëve të ftohta (VIDEO)

TIRANË-Gjatë ditës së sotme kanë rënë në prangat e policisë 6 persona, për vepra të ndryshme penale.

K. A., 44 vjeç u arrestua për veprat penale veprat penale "Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka tentuar të vjedhë pasi theu xhamin e lokalit në pronësi të A. M.

Një tjetër i arrestuar është E. Ç., 23 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, për mosdhënien e një borxhi, me vetëgjyqësi, ky shtetas i ka marrë mjetin shtetasit H. M. dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti.

S. Q., 63 vjeç, u arrestua pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe është konstatuar në rrugë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-O. A., 35 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Toptani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l;

- A. N., 60 vjeç, pasi në rrugën "Myslym Shyri" u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 31/05/2020 19:05

    Derrmojini bajgat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana