Tiranë, biznesmenit i grabisin
30 milionë lekë në shtëpi

Tiranë, biznesmenit i grabisin<br />30 milionë lekë në shtëpi
TIRANE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, kur dy grabitës kanë hyrë në shtëpinë e një biznesmeni dhe kanë kërcënuar me armë djalin e tij 14 vjeçar si dhe vajzën 12 vjeçare dhe e kanë detyruar të tregojë vendin ku mbaheshin lekët në shtëpi.

Të trembur nga armët dhe personat, fëmijët kanë treguar dhe rrëmbyesit janë larguar nga banesa me 30 milionë lekë, fatmirësisht pa u shkaktuar dëme fëmijëve.

Sipas të dhënave paraprake, grabitësit kanë qenë të informuar mirë, pasi kanë pasur me vete një çantë sportive dhe kanë pritur deri sa janë larguar burrë e grua nga shtëpia dhe më pas kanë nisur “aksionin” e rrëmbimit të parave.

Shtëpia i përkiste biznesmenit i njohur me emrin Baç Yzeiri, pronar i tre furrave bukë. Ndërkohë që po dje rreth orës 15.00 një i ri ka grabitur dy shtetas të huaj. Pasi i ka kërcënuar me pistoletë ai u ka grabitur atyre shumën e 500 eurove.

(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)

Redaksia online
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G