TIRANË - Policia e Tiranës zbuloi një sasi ilaçesh të skaduar të hedhura, në afërsi të lumit të Tërkuzës pranë rezervuarit të Bovillës. Kanë qenë treth 20 thasë dhe amballazhe me ilazhe të cilët janë denoncuar në komisariatin nr.5, në Kamëz, nga banorët e fshatrave pranë.
Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes, janë nisur një grup efektivësh të policisë së kryeqytetit për të verifikuar informacionin.
Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një sasi prej 20 thasësh me madhësi të ndryshme të hedhura në mënyrë të rregullt.
Nga konstatimi, policia ka vënë re se medikamentet e llojeve të ndryshme të hedhura aty ishin të skaduara.
Policia tha se për rastin kanë nisur hetimin për veprën penale të ndotjes së ujërave dhe ambinetit, duke qenë se ato ishin hedhur në një distancë jo shumë larg rezervuarit të Bovillës që furnizon me ujë Tiranën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com