Tiranë, Braimllari takim me qytetarët:
Sfidë për LSI shërbimi i shoqërisë

Tiranë, Braimllari takim me qytetarët:<br />Sfidë për LSI shërbimi i shoqërisë
Kryetari i LSI-së së Tiranës, Endrit Braimllari ka zvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 8 në kryeqytet.

Qëllimi i këtij takimi ishte një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone për të dëgjuar problemet e tyre.

“Forca jonë qëndron tek marrëdhënia e jashtëzakonshme që kemi me qytetarët, tek komunikimi ynë i vazhdueshëm, tek dëgjesa publike. Jemi këtu për t’ju dëgjuar për problemet që keni, për të bërë prezent çdo shqetësim tuajin”, tha Braimllari.
 
Në fjalën e tij Braimllari u shpreh se sfida më e madhe e kësaj force politike është shërbimi qytetar alternativë më e mirë që i ofrohet shoqërisë. Sipas tij, LSI është një parti e lidhur ngushtë me interesat e qytetarëve.

“Sfida jonë nuk është thjesht rritja e LSI por shërbimi qytetar alternativë më e mirë që i ofrohet shoqërisë. LSI është e lidhur ngushtë me interesat e qytetarëve të thjeshtë, ne jemi të bindur se modeli që ka më shumë nevojë Shqipëria jonë ka të bëj me solidaritetin, me bashkëpunimi, bashkimin e energjive pozitive në shërbim të vendit”, u shpreh Braimllari.
 
Në këtë takim ishin dhe anëtarët e Kryesisë së LSI-së, Bahri Shaqiri, njëkohësisht edhe Zv.Kryetari i LSI Tiranë dhe Dritan Ylli, i cili është njëkohësisht kryetar i LSI-së për Njësinë nr. 8 në kryeqytet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)