TIRANE- Shoqëria shqiptare vazhdon të tronditet nga krimet brenda familjes të cilat që nga e hëna e kësaj jave shënohen tre të tilla. Policia e Tiranës informoi sot për vrasjen e fundit e cila ishte shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Kombinat”.

Nga të dhënat e policisë Arben Xhevahir Koxhaj, 43 vjec, banues në Tiranë ka goditur me thikë bashkëshorten e tij Manjola, 30 vjeçe. Policia thotë se krimi është kryer në banesën e çiftit pas një konflikti për motive të dobëta. Arrestimi i tij është bërë në flagrancë dhe materialet do t’i dërgohen Prokurorise se Rrethit Tiranë.

Tre vrasje brenda familjes në 3 ditë. Të hënën në mbrëmje një ngjarja shokuese tronditi Tiranën, kur Hysen Biba, 29 vjeç hodhi nga dritarja e katit të katër e maternitetit foshnjë 3 ditëshe. Të mërkurën në mesditë në Shkodër informohet për një tjetër vrasje. Babai 45 vjeçar Mirash Bregu qëlloi me çifte vajzën e tij 14 vjeçe dhe më pas vret veten. Të mërkurën në mbrëmje në Tiranë 43  vjeçari Arben Koxhaj vrau me thikë bashkëshorten Manjola 30 vjeçe.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)