Një çantë e dyshimtë pranë parkimit nëntokësor te sheshi 'Skënderbej' alarmoi policinë e kryeqytetit këtë të shtunë.
Policia rrethoi zonën dhe krijoi një perimetër sigurie për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Pas verifikimeve që i janë bërë objektit, ka rezultuar se nuk përbënte rrezik dhe çanta ishte bosh. Ajo dyshohet të jetë harruar brenda ambienteve të parkimit nëntokësor një natë më parë.
Brenda pak minutash është rikthyer normaliteti në zonën përreth sheshit "Skënderbej".

Komento
Komente









Organet ligj zbatuese te gjejne personin qe " harroi" canten ne oarking dhe re denohet per provokim te akteve terroriste . Ne rast tolerance do te kemi oerseritje te rasteve . Nendoj se eshte provokim ne sinkron me projektet destabilizuese te PD
Përgjigju