TIRANE - Uniformat blu të kryeqytetit kanë regjistruar orët e para të mëngjesit një ngjarje të rëndë, ku nga persona të armatosur është qëlluar ndaj Halit Xhupës dhe Baftjar Brukës.
Dajë e nip kanë rënë pre e të shtënave me armë. Nga kjo ngjarje Bruka ka marrë dëmtime dhe është shtruar në Spitalin Ushtarak ndërsa Xhupa është shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ekspertë kriminalistë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se objektivi ka qenë nipi i Halit Xhupës, 23 vjecari Bruka.
Fillimisht ngjarja është raportuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, pranë Pallatit të Brigadave në rrugën e Elbasanit, por policia pas ekzaminimit të vendngjarjes nuk ka gjetur asnjë provë apo gjurmë.
Në këto kushte hetimet paraprake kanë dyshime se këto persona janë plagosur në ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Kukës dhe për të humbur gjurmët kanë inskenuar këtë plagosje.
Ardian Tufa, Halit Xhupa dhe Baftjar Bruka veç fshehjes së krimit nëse vërtetohet lidhja me ngjarjen e kukësit do të rëndojnë situatën e tyre me drejtësinë për fshehje të krimit dhe inskenim të ngjarjes.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com