TIRANE - Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendngjarja. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë në kryeqytet.
Një automjet tip Range Rover ka përplasur të moshuarin, i cili udhëtonte me biçikletë dhe sapo kishte përfunduar edhe blerjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve. Pas përplasjes drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë të vdekur në vend të moshuarin, i cili për disa orë mbeti i paidentifikuar, pasi nuk posedonte asnjë mjet identifikimi me vete.
Vetëm pas 2 orësh policia bëri të ditur se shtetasi që mbeti i vdekur është 65-vjeçari Edmond Pisha. Ndërkaq policia bëri të mundur dhe arrestimin e autorit të aksidentit. Drejtuesi i mjetit me targe TR 6136 N është shtetasi Krenar Muca, i cili u prangos rreth dy orë pas krimit, që u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte.
65-vjeçari Edmond Pisha mësohet se po kthehej për në banesën e tij pasi kishte bërë dhe blerjet e fundit për ndërrimin e viteve. I ndjeri sapo kishte blerë dhe gjelin e detit. Por shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte drejtuesi i mjetit Range Rover i ka marrë jetën 65-vjeçarit.
NE MENGJES U PLAGOS NJE KALIMTAR, MAKINA U LARGUA
Ndërkohë, mëngjesi i sotëm në kryeqytet nisi po me një lajm nga kronika e zezë, ku një makinë tip fuoristradë përplasi një motor pranë Stadiumit Dinano, si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. Drejtuesit i motorit u dërguar në spitalin Ushtarak, pasi mori plagë të rëndë. Edhe në këtë rast drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.
DJE, E SHTUNE E PERGJAKSHME, 5 TE HUMBUR NE AKSIDENTE RRUGORE
Bilanci ishte edhe më tragjik gjatë ditës së shtunë (dje), ku pesë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore vetëm brenda një dite.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit, ndërroi jetë 62-vjeçari Fatmir Kone, pasi u përplasur për vdekje nga një makinë në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit, ku si në rastet e mësipërme, autori u largua pas aksidentit.62-vjeçari ishte këmbësor dhe po kalonte në anën tjetër të rrugës, ndërsa pas përplasjes nga makina nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa, në Korçë një 59-vjeçar vdiq në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi u përplasur aksidentalisht nga kushëri i tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Tren në rrethin e Korçës, kur shtetasi Edi Çollaku ka qenë duke ecur me makinë dhe për të shmangur shtypjen e deleve ka përplasur aksidentalisht kushëririn e tij.
Viktima e parë e kësaj fundjave gjatë ditës së djeshme u shënuar në orët e para të mëngjesit në "Rrugën e Kombit", ku dalja nga rruga e një autoboti nafte rezultoi fatale për drejtuesin 45-vjeçar nga Kosova.
Ndërsa pak orë më vonë një 60-vjeçar nga qyteti i Fierit ndërroi jetë pasi u përplas nga një furgon në vendin e quajtur Kthesa e Patosit
Në orët e pasdites një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:10 në segmentin "Rruga e Arbërit" në Bulqizë. Vogëlushi po kalonte në anën tjetër të rrugës që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër, kur u përplas nga një makinë tip Audi me targa AA 747 ER.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com