Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Tiranë në vendin e quajtur Dëshmoret e Fekenit, por sot ka rënë në prangat e policisë Dashamir Liman Lasku, 38 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, Lasku ka qenë duke dëmtuar me dashje pesë automjete si: një Benz me targë TR 458 TAXI, Ford Fiestan me targë AA 178 GV, Benzin me targë AA 937 EK, Opelin me targë AA197EP dhe një Lançia me targë AA 447 CP.
Materialet i kaluan Prokurorise për veprën penale të parashikuar nga nenet 150, 236 dhe 237 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)