Herët në mëngjes, pa u hapur ende dera e shkollës “Emin Duraku”, një qytetar aktiv në protestat antiqeveritare, zgjodhi të përhapë panik, ndërsa në orën 08.00 do të mbërrinin mësues e nxënës të shoqëruar nga prindërit, në ditën e parë të shkollës. Rreth orës 06:30 Mandi Jatagani 47 vjeç, telefonoi policinë e shtetit.
“Sapo mora Policinë e Shtetit te 112 për të denoncuar faktin për terrorizimin me lëndë shkatërrimi në masë te shkolla. Jam te shkolla ‘Emin Duraku’ për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë për sa do të vijnë”, thotë ai në video.
Të gjithë procesin e pritjes së policisë, e deri në mbërritjen e uniformave blu, 47-vjeçari e ka filmuar dhe e ka shfaqur live në profilet e tij në rrjetet sociale.
“Të shohim për sa vjen patrulla për terrorizëm në shkolla së kur je te Kryeministria duke protestuar të shoqërojnë me sekonda, ndërsa tani 1 mijë fëmijë nuk vlejnë sa Kryeministri, paradoksi shqiptar”, thotë Jatagani.
Teksa patrulla me 3 efektivë mbërrin pas pak minutash në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku”, qytetari protestues, tenton të shpjegojë përse foli për terrorizëm në ditën e parë të nisjes së arsimit parauniversitar.
“Shkollat janë objekt i kategorisë së veçantë numër 3 dhe janë të bëra me polesterol të djegshëm të lutem hajde verifiko thërrit policinë shkencore dhe vëri shiritat.
Kjo është një shkollë e bërë me fondet e rindërtimit, EU4Schools, është e gjitha me polisterol të djegshëm, me fasadë të ventiluar medemek. Asnjë mësues nuk ka informacion se si të nxjerrë fëmijët në rast zjarri nga klasa, kurse një fëmijë mund t’i vërë zjarrin lehtësisht shkollës thjesht për të mos bërë një provim. Thërrit policinë shkencore ti vejë shiritin shkollës.
Terrorizmi që ai denoncoi me telefonatë në sallën operative në policinë e Tiranës, lidhet me një skenar hipotetik, me një zjarr po hipotetik, në shkollën ku ai ka dhe fëmijën e tij, që nëse bie, mund të rrezikojë jetë.
Kur njësia anti-eksplozive verifikoi se informacioni ishte i rremë dhe se shkollës nuk i kanosej ndonjë rrezik real, Specialistët e Njësisë Antiterror e arrestuan Mandi Jataganin për dy vepra penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”
47-vjeçari ka qenë disa herë i shoqëruar nga policia, për thirrje për dhunë në protestën anti-qeveritare të kryeministria. Shenjat e kësaj situate, Mandi Jatagani i dha në ditën e 106 të protestës para Kryeministrisë, nga podiumi ku çdo natë, kushdo përdor pushtetin e mikrofonit për thirrje të çfarëdolloj natyre.
“Nëse prindërit çojnë fëmijët nesër në shkollë dhe nuk vijnë këtu, por i çojnë drejt vdekjes së sigurt. Nesër e mos i çoni fëmijët në krematoriume, por sillini këtu para kryeministrisë, në orën 7 të mëngjesit”, tha ai gjatë fjalimit në protestë.
Një thirrje, që duket se së pari nuk është pranuar as në familjen e tij.
“Kam sherr në familje se nusja nuk do t’i lë fëmijët pa shkollë, ndërkohë që fëmijët e mi janë të pasigurt”, vijon në video Jatagani.
SI.E./U.D/Shqiptarja.com-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit:Ora 17:49Koçiu dënon alarmin e rremë në shkollën 'Emin Duraku' : Çmenduri kriminale, ligji duhet të veprojë shpejt
Zv.kryeministrja Albana Koçiu e ka cilësuar alarmin e rremë për bombë në shkollën "Emin Duraku" në Tiranë, për të cilin u arrestua Mandi Jatagani, si një "çmenduri të mirëfilltë kriminale", duke theksuar se një akt i tillë nuk mund të anashkalohet.
Sipas Koçiut, një alarm i rremë në ditën e parë të mësimit, kur oborret e shkollave janë të mbushura me fëmijë, nuk është një test për Policinë e Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme.
"Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale. Këtyre që ndosin protestën, që e ngatërrojnë lirinë me anarkinë e mendjeve të tyre të boshatisura, duke e kthyer hapësirën tonë publike në një fushë eksperimentesh të dështuara, ligji duhet t'u tregojë shumë shpejt se Shqipëria nuk është një teatër ku mund të luajnë falas dramat e tyre të sëmura", u shpreh Koçiu.
Në përfundim të reagimit, ajo theksoi se refuzimi i këtyre sjelljeve duhet të jetë një qëndrim i të gjithë shoqërisë.
Mandi Jatagani u arrestua sot pasi ngriti një alarm të rremë për bombë në shkollën "Emin Duraku" në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera nga njësia antieksploziv, rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik real, ndërsa ndaj tij u ngritën akuzat për "Njoftim të rremë në organet e rendit" dhe "Përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik".
Ora 12:20U arrestua pas alarmit të rremë për terrorizëm në shkollë, video kur protestuesi u bënte thirrje prindërve për bojkot: Mos i çoni fëmijët në ‘krematorium’, sillini në protestë
Vetëm disa orë përpara se të telefononte policinë duke ngritur një alarm të rremë për terrorizëm në shkollën “Emin Duraku”, protestuesi Edmond Jatagani kishte bërë thirrje nga protesta që prindërit të mos i dërgonin fëmijët në shkollë.
Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e djeshme poshtë Kryeministrisë, në ditën e 106-të të protestës, ai kishte ngritur skenarin absurd se materialet me të cilat janë ndërtuar shkollat mund të marrin flakë lehtësisht, rrezikuar jetën nxënësve. Jatagani i quajti shkollat “krematoriume” dhe u bëri thirrje prindërve që në vend që t’i çonin fëmijët në mësim t’i dërgonin në protestë para Kryeministrisë.
“Këtu para meje ishte një fëmijë, ai fëmija nesër do iki në shkollë. A e dini që shkollat tona, 65 prej tyre janë të bëra me paratë e Europës, që janë të veshura me polisterol të djegshëm. Për një fëmijë që nuk do të futet në provim, do të mjaftonte një çakmak për të marrë në qafë 1 mijë fëmijë. Është një gjë e trishtueshme nëse prindërit çojnë fëmijët nesër në shkollë dhe nuk vijnë këtu, pori çojnë drejt vdekjes së sigurt. Kush e ka radhën nuk e di, i drejtohem gjyshërve që luajnë domino por nuk vijnë në shesh, atyre që i kanë fëmijët në emigrim dhe nipat jashtë vendit, por i qesh fytyra kur shohin fëmijën e komshiut, i drejtohem çdo prindi, edhe komunitetit LGBT, është një çështje që na përket të gjithëve. Janë 450 shkolla në të gjithë Shqipërinë të bëra në këtë mënyrë që nga 2015. Nesër e mos i çoni fëmijët në krematoriume, por sillini këtu para kryeministrisë, në orën 7 të mëngjesit, siç ka qenë 1 maji dikur që fëmijët parakalonin, ne ti tregojmë se e ardhmja jonë, nuk është në duart e korrupsionit, por në ndërgjegjen tonë”, tha ai gjatë protestës mbrëmjen e djeshme.
Ky eshte niveli i te gjithe atyre qe dalin ne proteste,Ne ate proteste qe televizioni juaj e perkrahte ne maksimim dhe jepte cdo detaj 24 ore non stop.
PërgjigjuKY QË NGA KOMUNIKIMI DUKET QË ËSHTË I GODITUR..... DHE PAAFTËSIA E POLICVE.... KY TALLET DUKE I BO VIDEO DHE ATA QË E SHOQËROJNË BRËNDA AMBJENTEVE TË SHKOLLËS.....
PërgjigjuSot e kapet, neser e leshoni. Ndaj edhe bejne keshtu keta kellirat
Përgjigjunje njeri qe kercenon femijet dhe iu krijon stres qe diten e pare te shkolles do kalb brenda... por...mos u shqetesoni se e liron gjykatesi se nuk ka marre ngritje rroge...
Përgjigju![]()
![]()











Komente
Komento