TIRANE - Dhjetëra të rinj janë përgjigjur pozitivisht ndaj thirrjes së dhuruesve vullnetarë të gjakut, duke vendosur që të ndihmojnë njerëzit në nevojë duke dhuruar gjak. Pasditen e të mërkurës, dhuruesit vullnetar të gjakut, kanë ngritur një tendë në qëndrën e kryeqytetit, ku kanë pritur dhjetëra të rinj, që vendosën të dhurojnë gjak.
Koordinatorja e këtij projekti, Diana Kapodikaza, për A1 Report, bëri thirrje për më shumë solidarizim nga qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që të behën pjesë e kësaj nisme, pasi të dhurosh gjak për njerëzit në nevojë, do të thotë të shpëtosh jetë.
“Janë dhuruesit vullnetar të gjakut, për të sensibilizuar popullsinë për të dhuruar gjak. Është i rëndësishëm sensibilizime. Sepse në verë rritet nevoja për gjak, dhe spitalet janë në emergjencë, sepse sëmundjet rriten dhe ka aksidente. Apo talasemikët kanë nevojë të madhe. Ftojmë qytetarët të dhurojmë gjak. Sepse kjo nuk krijon varësi”, shprehet Kapodikaza
Por ajo që ra në sy ishte se përvec shtetasve shqiptarë që iu përgjgijën pozitivish, kishte edhe vullnetar të huaj, të cilët për mikrofonin e A1 Report, shprehen se dhurimi i gjakut, ndiko në forcimin e sistemit shëndetësor.
Dhurimi i gjakut përvec ndihmës ndaj personave talasemik, shërben edhe për të ndihmuar personat që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale. Por një tjetër shkak është rritja e kërkesës edhe për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO