TIRANË - Makina e avokatit Xhelal Krasniqi është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm në Tiranë. Makina tip Benz, me targa AA215PF është djegur e gjitha.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të detyrës së Xhelal Krasniqit.  

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet për kapien e autorëvë dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrvënie.
 

Përfshihet nga flakët fugoni, pronari: Nuk kam konflikte me asnjë njeri
Një tjetër makinë është djegur mëngjesin e sotëm në rrugën e Qelqit në Tiranë.

Furgoni me targa AA 459 BO, në pronësi të shtetasit Meleq Krasta, u shkrumbua tërësisht nga flakët.

Paraprakisht mendohet se kjo është një zjarrvënie e qëllimshme edhe pse pronari i mjetit është shprehur për uniformat blu se nuk ka konflikte me asnjë njeri.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)