Tiranë/ Digjet një klinikë dentare, gjenden gjurmë gjaku, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (Detajet)

Tiranë/ Digjet një klinikë dentare, gjenden gjurmë gjaku, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (Detajet)

Foto nga klinika dentare që u dogj në Laprakë

Një klinikë dentare është djegur gjatë natës në zonën e Laprakës në Tiranë. Në vendngjarje janë gjetur gjurmë gjaku të cilat dyshohen se janë të autorit të zjarrvënies. Dyshimet e para janë që autori është lënduar tek xhami në momentin kur ka dalë nga klinika. 

Foto nga vendi i ngjarjes

Nga zjarri ka patur vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Report Tv mëson se klinika është në pronësi të stomatologut Besian Tusha. Nuk dihen ende detaje për arsyet e zjarrvënies apo mbi autorët e mundshëm.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 15.09.2018, rreth orës 23:00, në Laprakë, në rrugën “Dritan Hoxha”në një klinik dentare në pronësi të shtetasit B. T., ka rënë zjarr, ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale. 

Po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki