Tiranë, diplomohen 35 studentë të
trajnuar në hoteleri - turizëm
 

Tiranë, diplomohen 35 studentë të<br />trajnuar në hoteleri - turizëm<br /> 
TIRANE-U zhvillua sot ceremonia e diplomimit për 35 studentë të trajnuar në fushën e Hoteleri – Turizmit.
 
Nën moton ‘’Mos rri kot, por punësohu’’ akademia Mikpritja dhe Turizmi synon përgatitjen dhe punësimin e profesionistëve në fushën e turizmit.

Xhaçka: Biznesi duhet të jetë faktor i rëndësishëm
 
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, u shpreh gjatë ceremonisë se sfidë mbetet plotësimi i hendekut mes sistemit arsimor dhe tregut të punës.
 
"Lidhjet mes institucioneve arsimore dhe komunitetit të biznesit duhet të vendosen atje ku nuk ekzistojnë. Biznesi duhet të jetë faktor i rëndësishëm kur ne organizojmë dhe planifikojmë nisma me fokus zhvillimin e kompetencave të të rinjve”, tha ministrja Xhaçka.

Veliaj: Shkollat profesionale, diploma që vlejnë
 
Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u ndal tek nevoja për shkolla profesionale që ofrojnë një diplomë që vlen në tregun e punës.
 
“Sot nuk është më turp dhe nuk ka më stigëm të jesh në një shkollë profesionale dhe nëse më përpara shkollat profesionale shikoheshin si një vend ku parkoheshin katranjosët sot shihen si mënyra me probabilitetin më të lartë për të gjetur një punësim”, tha kryebashkiaku Veliaj.
 
Akademia Mikpritja dhe Turizmi, ka certifikuar mbi 150 profesionistë në fushën e hoteleri – turizmit.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale