Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar orët e para të mëgjesit të kësaj të enjte në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit mjeti autobus me drejtues G. B.48 vjeç, banues në Sllatinë, Tetovë, ka aksidentuar D.B. 72 vjeç, banues në Durrës. I moshuari ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes nga autobusi.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
/Shqiptarja.com

Më datë 02.11.2017, rreth orës 05:20, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit mjeti autobus me drejtues shtetasin G. B.48 vjeç, banues në Sllatinë, Tetovë, ka aksidentuar shtetasin D.B. 72 vjeç, banues në Durrës.
Fatkeqësisht shtetasi I mësipërm ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com