Një makinë është përplasur me një motor rreth orës 14:00 afër ministrisë së Drejtësisë, në bulevardin “Zogu i Parë” pranë kryqëzimit me rrugën "Fortuzi." Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i motorit Shpëtim Llanaj 63 vjeç ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar në spital.
Policia shoqëroi drejtuesen e mjetit tip Ford Fiesta AA 341 BI, e cila është A. Çoku.
Po sot paradite një tjetër aksident u shënua në rrethrrotullimin e Zogut të Zi. Ku një tjetër makinë është përplasur me një motor. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa drejtuesi i motorit u dërgua në spital.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)