Forca të shumta policie u mblodhën në vendngjarje ndërkohë që mes tyre dhe banorëve pati edhe përplasje. Banorët u gjendën në mes të rrugës përreth 20 minuta pranë zonës së burgut 313, në krahun që të çon tek rruga “Don Bosko” duke sjellë edhe bllokim të trafikut.
“Duam drita” ishin ovacionet e protestuesve që kundërshtonin forcat e policisë, të cilat sipas pamjeve të transmetuara në Tv A1Report, i shtynin protestuesit për të shmangur kaosin në trafik .
Banorët e kësaj zone të kryeqytetit, të cilët prej dy ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike, kishin paralajmëruar edhe më parë se do të zhvillonin protestë nëse Cez-Shpërndarje nuk i rikthente dritat.
(Gre.M/Shqiptarja.com)