TIRANE-Një punonjësi policie në Komisariatin e Rinasit i është vënë tritol në banesë mbrëmjen e djeshme. Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të lënduar e ndërsa mësohet se është dëmtuar vetëm bordura prej betoni.
Kjo është banesa në të cilën jeton Arben Kajmaku dhe ku ka ndodhur shpërthimi.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:30 në banesën e Arben Kajmakut në Fushë-Prezë, i cili është agjent i policisë kriminale në Komisariatin e Rinasit. Burime të Reportv Tv bëjnë me dije se tritoli dyshohet të jetë hedhur nga jashtë banesës. Mendohet se ka qenë rreth 80 gramë tritol.
Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që Kajmakut i është vënë tritol në shtëpi. Në banesën e Arben Kajmakut është vënë tritol dhe më 25 nëntor të vitit 2016. Fillimisht Policia ka dyshuar se është ngatërruar shtëpia, por tashmë po heton në disa pista. Pista e parë është për shkak të detyrës që ka Arben Kajmaku, por dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje edhe me një konflikt pronësie.
Arben Kajmaku është pyetur nga kolegët e tij dhe ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë person.

(Banesa ku është vendosur tritoli)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO