TiranëPak sekonda para se të shfaqet në këtë video duke vrapuar me bashkëshorten, Gazment Buçpapaj, 39 vjeç, me origjinë nga Tropoja, kishte vrarë një person vetëm për bllokimin e rrugës në një rrugicë të zonës së ish-Parkut në Tiranë, pasditen e 20 shkurtit.

Të dy, burrë e grua, braktisën makinën e tyre jo shumë larg vendit të ngjarjes ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë Egli Pashollari, dhe u larguan me shpejtësi. Brenda makinës la edhe thikën, e cila më vonë u gjet si provë e rëndësishme materiale nga policia, për dokumentimin e ngjarjes së rëndë.

Hetuesit kanë zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë, dëshmisë së gruas së Buçpapajt dhe të disa dëshmitarëve që ndodhën në vendin e ngjarjes. Report Tv siguron të plotë dëshminë e Laureta Buçpapajt, dhënë para hetuesve.

"Në rrugën “Ylbere Bylykbashi” dhe te “Kongresi i Lushnjës” u krijua një situatë tensioni në trafik me një makinë që na kishte bllokuar rrugën. Bashkëshorti i ra borisë për t’i kërkuar të hapte, por shoferi na ofendoi me fjalë të rënda nga familja. Ne vazhduam pa reaguar, por pak më tej e njëjta makinë lëvizte shumë ngadalë para nesh dhe, pasi i ra sërish borisë, ndaloi. Nga automjeti zbriti një djalë rreth 30 vjeç, i shoqëruar me dy persona të tjerë, dhe u afrua drejt nesh. Në atë moment zbriti edhe im shoq dhe mes tyre nisi një përleshje me grushte", thotë bashkëshortja Laureta Buçpapaj.

Ajo rrëfen momentin e përleshjes dhe largimin nga vendi i ngjarjes, përmes një taksie deri në shtëpi.

"Unë ndërhyra duke shtyrë drejtuesin e mjetit tjetër dhe një nga personat që e shoqëronte. Pas pak, pashë se i riu ishte gjakosur, ndërsa Gazmenti më kapi nga krahu dhe u larguam me makinë. Rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes braktisëm automjetin dhe vazhduam në këmbë drejt Rrugës së Kavajës, ku pranë një pastiçerie morëm një taksi dhe shkuam në shtëpi. Në banesë, Gazmendi ndërroi rrobat dhe u largua pa marrë telefonin, dhe unë nuk e di ku ndodhet", thotë ajo.

Laureta Buçpapaj ndihmoi hetuesit mbi armën e krimit, e gjetur në makinë me njolla gjaku.

"Nuk e pashë momentin që ai e goditi personin tjetër me ndonjë send, por dyshoj se mund të ketë përdorur një thikë me palosje që e mbante në makinë", tregon më tej ajo.

Egli Pashollari u godit disa herë me thikë pak pas orës 15:00 nga Gazment Buçpapaj, por njëra prej tyre rezultoi fatale, në pjesën poshtë shpatullës, te e cila humbi sasi të madhe gjaku. 31-vjeçari u dërgua në spital nga dëshmitarë në vendngjarje, por mbërriti pa shenja jete.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Tiranë vrau me thikë 31-vjeçarin, Report Tv siguron foton e autorit të arratisur! Zbardhet dëshmia e gruas:

1771936621_gazmentbucpapaj.jpg

Foto: Gazment Buçpapaj

Report Tv ka siguruar foton e Gazment Buçpapajt autorit të dyshuar të vrasjes të Egli Pashollarit të premten e 20 shkurtit. 

Sipas dëshmisë së dhënë nga bashkëshortja e Buçpapajt, i cili është shpallur në kërkim, i ka rënë borisë për t’i hapur rrugën, por viktima i ka sharë e ofenduar.

"Në rrugën “Ylbere Bylykbashi” dhe te “Kongresi i Lushnjës” u krijua një situatë tensioni në trafik me një makinë që na kishte bllokuar rrugën. Bashkëshorti i ra borisë për t’i kërkuar të hapte, por shoferi na ofendoi me fjalë të rënda nga familja. Ne vazhduam pa reaguar, por pak më tej e njëjta makinë lëvizte shumë ngadalë para nesh dhe, pasi i ra sërish borisë, ndaloi. Nga automjeti zbriti një djalë rreth 30 vjeç, i shoqëruar me dy persona të tjerë, dhe u afrua drejt nesh. Në atë moment zbriti edhe im shoq dhe mes tyre nisi një përleshje me grushte", thotë bashkëshortja Laureta Buçpapaj.

Xh.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull i thjeshte: 24/02/2026 14:27

    Njerez te papergjegjshem, te cilet rane viktima te sjelljeve te tyre. Njeri nga keta qe nxjerr makinen ne "shetitje" me 10 km/ore, i cili terbon edhe me te duruarin. Ndersa tjetri, i cili do qe te gjithe ti vijne sipas avazit. Dhe ja, ku u gjeten njeri-tjetrin. Sherri do 2 persona te te njejtit karakter qe te behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?