Dy raste ngacmimesh seksuale të vajzave janë denoncuar sot, në Tiranë dhe në Durrës.
Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene.
Ngjarja është shënuar në një lokal dhe arrestimi i të riut u bë nga policia e Komisariartit 6
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. T., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në një lokal. informoi policia e Tiranës.
Ndërsa në Durrës, një 27 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht 2 gra
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase” informoi sot policia e Durrësit.