TIRANE - DURRES Dy këmbësore, të moshës 60 vjeçare humbën jetën mbrëmjen e sotme në dy aksidente rrugore.

Një aksident ndodhi rreth orës 20:40 në afërsi të liqenit artificial të Tiranës, në zonën e njohur si Fari. Një makinë tip fuoristradë përplasi rëndë një këmbësore rreth 60 vjeç e identifikuar si Tatjana Brahi. Drejtuesi i mjetit mendohet se ka qenë një femër e cila është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë as ndihmën e parë të moshuarës. Gjatë momentit të aksidentit, fuoristrada ka qenë me shpejtësi të madhe.

E aksidentuara ka qëndruar për disa minuta në vendin e ngjarjes pasi nuk ka ardhur në kohë ndihma e shpejtë.
Aktualisht policia po punon për të kapur drejtuesen e mjetit.

Ndërkohë që në Durrës një tjetër aksident me pasojë vdekjen ndodhi po në mbrëmje. Tefta Mendolli, 61 vjeç, humbi jetën kur po tentonte të kalonte rrugën. Drejtuesi i mjetit e ka përplasur dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur rruga e ish - Kënetës.

 

(v.gj/sg/shqiptarja.com)