TIRANË – Një femër 24 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet pasi është përplasur nga një automjet. Dëshmitarët okularë thanë se drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Burimet policore bënë të ditur se rreth orës 07:00 në rrugën e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobusëve një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore. Viktima është 24 vjeçarja nga Librazhdi Valbona Gjypi.
Pas aksidentit policia ndaloi një makinë e cila dyshohet se mund të jetë e personit që përplasi për vdekje 24-vjeçaren. Makina ishte e dëmtuar në krahun e djathtë por shoferi nuk e pranon të jetë autor.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes së rëndë.
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com