Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “Vorë-Fushë Prezë” ku një vajzë rreth 23 vjeç, ka ndërruar jetë.
E reja ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, 23-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
“-Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë - Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Komente











