Tiranë/ E shpallur në kërkim, arrestohet e reja nga Peruja! Bashkë me amerikano-latinë të tjerë kishin përshtatur ambiente për prostitucion! Reklamonin dhe në faqe online

Tiranë/ E shpallur në kërkim, arrestohet e reja nga Peruja! Bashkë me amerikano-latinë të tjerë kishin përshtatur ambiente për prostitucion! Reklamonin dhe në faqe online

Foto ilustruese

Një 23-vjeçare peruane e shpallur në kërkim u arrestua në Tiranë nga policia e Elbasanit. Në kuadër të operacioni ‘Fee’ ra në prangat e policisë F.G., 23 vjeçe, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.', thotë policia.

Ajo dyshohet se, në bashkëpunim me të tjerë nga Amerika Latine, kishte përshtatur ambiente të marra me qira për shfrytëzim prostitucioni, duke promovuar shërbimet në faqe online kundrejt pagesave. Materialet iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

'23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.', vijon më tej njoftimi i policisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile