TIRANE- Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë ndaluar kolegun e tyre, efektivin e policisë së burgjeve Edmond Lasko. 51 vjecari Lasko është ndaluar në flagrancë pasi me armën e shërbimit ka tentuar të plagos një shtetas pas një konflikti .

Lasko shërbente si efektiv i policisë së burgjeve në Vaqarr ndërsa banonte në lagjen “Ali Demi” ku është bërë dhe ndalimi i tij. Sipas policisë konflikti ka ndodhur sot në mesditë në lagjen "Ali Dem" dhe ndalimi i efektivit është bërë në flagrancë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe policia e shtetit po punojnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes ndërsa Lasko pritet të përballet me akuzën e shpërdorimi të detyrës dhe tentativën e plagosjes.

(sg/shqiptarja.com)