Prokuroria do të nisë një ekspertizë lidhur me punimet e Rrugës Tiranë-Elbasan, e cila nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se punimet e saj kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Për këtë rrugë janë arrestuar dhe po gjykohen dy ish-drejtorët e Përgithshëm të Rrugëve, si dhe është thërritur të dëshmojë ish-ministri Edmond Haxhinasto.

Pas nisjes së hetimeve për këtë rrugë, Prokuroria ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbërë nga ekspertë.

Ekspertet që do të caktojë Prokuroria do të bëjnë një vlerësim nese mendimet e bëra në tenderin për këtë rrugë kanë qenë apo jo të nevojshme.

Grupi i ekstertëve do të vlerësojë gjithashtu dëmin ekonomik të shkaktuar se do do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale.

s.k/Shqiptarja.com