Ministri i Trasporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet që po bëhen në rrugën Tiranë – Elbasan dhe ka vlersuar ecurinë e tyre.

Ndërtimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishmë për komunikimin e rrethinave por edhe të Elbasanit me Tiranën.

Haxhinasto theksoi se nga vëzhigimi i kryer dhe nga bisedimet me përfaqësuesit e firmës që po e ndërton, rruga do të jete gati në verën e vitit që vjen.

Me përfundimin e kësaj rruge distanca Tiranë- Elbasan shkurtohet në mënyrë të ndjeshme me 31.17 km.

Kjo rrugë do të ketë katër korsi, dy tynele.shtatë mbikalime, katër nënëkalime si dhe tre kryqëzime. Shpejtësia e lejuar do të jetë 110 km në orë.
 
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)