TIRANE- Policia vazhdon hetimet për të zbardhur vrasjen e Agron Dervishit. Emigranti i kthyer nga Italia për festat e fundvitit u ekzekutua mbrëmjen e 1 janarit me 4 plumba në kokë, pranë fshatit Mazrek, (Tiranë) ndërsa mëngjesin e një dite më vonë tregtarët e zonës telefonuan në sallën operative të policisë së Tiranës dhe raportuan krimin e rëndë.
Policia shoqëroi dhe po merr në pyetje disa banorë të zonës, të cilët janë me precedentë të mëparshëm penalë. Mesditëm e djeshme familjarët e të ndjerit tërhoqën trupin e tij nga morgu, për ta përcjellë në banesën e fundit sot paradite,në orën 11:00, kur do të zhvillohet dhe ceremonia mortore në fshatin Karpën në Maminas të Tiranës.
VRASJA
Sipas gazetarit të TV A1 Report Arsen Rusta, 41-vjeçari kishte pak ditë që kishte ardhur me familjen nga Italia për të festuar festat e fundvitit dhe në momentin që është bërë pre e atentatit ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij në Maminas, pasi ka lënë gruan me dy fëmijët tek vjehrri në fshatin Mazrek të kryeqytetit.
Ka qenë bashkëshortja e të ndjerit e cila ka lajmëruar të afërmit dhe policinë, pasi është bërë merak kur e ka marrë në telefon disa herë dhe nuk i është përgjigjur.
Sipas të dhënave të policisë të kryeqytetit vrasja ka ndodhur në orën 21:00 të datës 1 janar, ndërsa mëngjesin e 2 janarit policia u njoftua nga disa tregtarë të zonës. Viktima Agron Xhemal Dervishi, 41 vjeç mendohet se është vrarë jashtë furgonit të tij me targa italiane, CY 325 SZ.
HETIMET
Pistat e hetimit janë dy, ajo e larjeve të hesapeve dhe vrasje pas një grabitje, pasi viktima është gjetur i vrarë ulur në gjunjë dhe furgoni i tij ka qenë ndezur gjithë natën, çka mendohet se atentatorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi kanë kryer krimin. Gjithashtu nuk i janë gjetur as portofol, çelësat e makinës dhe sende të tjera personale. Sipas policisë në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja, 2 të llojit pistoletë TT dhe 2 të llojit pistoletë Miniblo. Trupi i viktimës i është nënshtruar dhe autopsisë.
AGRON DERVISHI EMIGRAN
Mësohet se Agron Dervishi ishte aksioner në një firmë ndërtimit në Itali dhe policia e Tiranës ka marrë në pyetje bashkëpronarin e këtij biznesi. 41 vjeçari nga Maminasi ishte i martuar dhe me dy fëmijë. Sipas dëshmive të të afërmve, Dervishi ishte një person pa probleme, i qetë dhe një familjar i rregullt.
DITA E PARE E 2013 NE TIRANE SHENOHEN DY VRASJE
41 vjeçari është viktima e dytë e shënuar brenda 24 orësh në kryeqytet. Mehmet Beqirit u ekzekutua pasditen e 1 Janarit pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Për këtë vrasje u vetëdorëzua nënoficeri i forcave Komando të Ushtrisë në Zall Herr, Aldo Morina. Sipas policisë vrasja u krye për motive të dobëta. Disa orë më vonë rreth orës 21:00 (sipas policisë) u ekzekutua me plumb në kokë Agron Dervishi. 41-vjeçar u gjet i vrarë paraditen e 2 janarit në fshatin Mazrek të Tiranës.
(Lajmi u publikua fillimisht në orëm 10:57 dhe u përditësua në orën 17:26, 2 janar 2012. Përditësimi i fundit: 3 janar, ora 07:30)
Redaksia online
(eç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Më 31 dhjetor 2 viktima të tjera